×
  • Lajme
  • Lajme

    Miqtë dhe bashkëpunëtorët mbështesin fuqishëm Adelina Grainca

    Insajderi
    10 February 2021 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miq e bashkëpunëtorë i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kandidates për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Adelina Grainca, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Përmes një video të bërë, bashkëpunëtorë e miq, kanë vlerësuar lartë përgatitjen, profesonalizmin e punën e Graincës.

    Ata i kanë dhënë mbështetje për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, sepse zëri i tyre do të dëgjohet në organin me të lartë ligjvënës.

    Këtë mbështetje, kandidatja për deputete, Adelina Grainca, i ka vlerësuar lartë, duke u zotuar që besimin e dhënë ta kthejë në punë për vendin.

    “Mbështetja nga miqtë dhe bashkëpunëtorët gjithnjë është shtysë e fortë për mua. Në këto zgjedhje kjo mbështetje është nder dhe motiv shtesë për mua. Do të përkushtohem që këtë besim të madh ta kthejë në punë të dobishme për vendin”.

    “Do të përkujdesem për realizinin e plotë të synimeve të platformës së PDK-së për rimëkëmbje. E kemi dijen, përvojën dhe guximin. Është koha e rimëkëmbjes. Është momenti i PDK-së. #PDK134, #AdelinaGrainca99, #Rimëkëmbje”, ka shkruar Grainca. Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark