×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Miratohet projektligji që rregullon çmimet e barnave

    Insajderi
    08 March 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për çmimet e produkteve medicinale, që parasheh rregullimin e çmimeve të ilaçeve në vend

    Kryeministri Kurti tha se ky vendim do të kursejë mjete të shumta të qytetarëve.

    Sipas kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia nëpërmjet këtij ligji, Kosova do të ketë ndër çmimet më të lira të barnave.

    “Pas dy dekadash, si përfundim, Kosova për herë të parë po hiqet nga kjo listë. Kjo nismë është politikë e re dhe e shumëpritur në mbrojtjen e qytetarëve”, ka thënë Vitia.

    Tutje ai shtoi se ligji përfshin lartësinë e marzhës për shitësit, metodologjinë e përcaktimit të çmimeve, kalkulimin e tyre, komisionin për përcaktim çmimesh, publikimin zyrtar të tyre dhe mbikëqyrjen, ankesën dhe sanksionet.

    Vitia është zotuar se me këtë ligj, një bar do të ketë çmim të njëjtë në të gjitha barnatoret në vend./GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark