Nëse për asgjë tjetër nuk ia ka vlejtë rrëzimi i Albin Kurtit 50 ditë pas ardhjes në pushtet, ajo që po ndodhë tash nga kampet e partive, është dhurata më e mirë që kemi marrë si shtet. Dilema nëse të gjitha partitë përdorin të gjitha mjetet për të ardhur në pushtet ose për të rrëzuar nga pushteti, nuk egziston më. Të gjitha partitë tashmë kanë mediat e tyre që kanë dalë sheshit. Të gjitha partitë tashmë e kanë një listë të mediave që ata i konsiderojnë fake news. Të gjitha partitë përdorin Fake News-in për propagandë dhe manipulim. Se çka mundet me kriju një lojë kaq e hapur me të gjitha mjetet ka me qenë një Surprizë. Loja e hapur do të thotë edhe lojë e barabartë mes të gjitha partive kryesore në Kosovë. Kur loja është e barabartë, do të thotë se do të rrëzohen të gjitha kufijt mes partive. Kjo është një arritje e demokracisë si shoqëri.
Po të ishte një status në Facebook, nuk do të shkruaja diçka ma shumë sesa paragrafi i mësipërm, jo pse lista e friendsave të mi është aq intelektuale sa të kuptojë nga gjuha figurative, por se të gjithë banorët virtual të Facebookut në Kosovë, janë dëshmitarë se: këto zgjedhje, gjithçka ka dalë sheshit.
Janë zbuluar dy #tricka magjike, të cilat kampet politike i përdorin për të marrë pushtet, pastaj për të qëndruar në pushtet, e më vonë për të sulmuar kundërshtarët që duan ta marrin pushtetin, e kur të rrëzohen nga pushteti sërish nga fillimi. Nëse dikush ka fuqi në atë parti. Propaganda dhe Premtimet janë tepër të lodhshme. Këtë e dëshmon më së miri, fituesi i zgjedhjeve 2021.
Për me ua bo më të thjeshtë, fituesi i zgjedhjeve në këtë shkrim, është VV-ja me afro 45% të votave. Por jo edhe aq afër numrit 45. Tri ma pak.
PREMTIMET.
Në 360 shkallë por edhe në 3D, fjala Premtim, është veç një storje fiktive. Pra është një situatë e imagjinuar, që në mënyrë absurde, pa asnjë fakt, më pas premtohet se do të ndodhë në të ardhmen. Praktikisht, me ligjet e natyrës premtimet janë një gjë qesharake. Tento premtoja një majmuni se nëse ta jep ai një banane ti do t’i japësh 4 vite banane falas. As që e bon llaf.
Për dallim prej kushërirëve tonë, na njerëzit,a.k.a politikanëve të partisë fituesue, Vetëvendosjes do t’i duhet një grup tjetër politikanësh nëse dëshiron t’i bëjë realitet, storjet që ua ka treguar votuesve. Storja që ajo na ka premtuar është një #reclaim i pushtetit nga mafia që e ka kapur shtetin,duke ia kthyer atë pushtet, popullit. Dhe jo partisë. Sepse partia nuk është krejt populli.
Ligjërisht të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe kanë të drejtë të përfshihen nëse jo në vendimarrje, dakordim, refuzim ose komentim në lidhje me vendimarrjen, qoftë ai një sigurim në ndonjë spital apo ndonjë I burgosur që vuan dënimin për çfarëdo krimi. Pak i butë me kriminelat?
Ama le ta harrojmë propagandën edhe veç mendojeni sesi njerëzit, e marrin dënimin, bazuar në disa libra në të cilat janë shkruar disa rregulla dhe dënime nëse shkelen rregullat, por ato nuk janë ligje të natyrës. Janë storje fiktive sepse asnjë ligj i natyrës nuk thotë se duhet me u mbyllë në qeli nëse kryen një vjedhje. Ose një vrasje. Majmunat, prej të cilëve kemi evolu, vjedhin njëri-tjetrin, sulmojnë e besa edhe vrasin. Nuk mbahet ndonjë proces gjyqësorë ndaj dikujt për asnjë veprim.
Pardon my Harari, sepse ajo çka po dua të shpjegoj është se VV-ja si partia e vetme, e pa korruptuar, sepse edhe ska pasur pushtet, do t’i duhet që storjet e veta fiktive, që na ka premtuar, do t’i duhej t’i bëjë #merge me storjet fiktive të partive të tjera p.sh AAK-ja e Ramush Haradinajt. Nuk e di pse Haradinaj është i pranueshëm e jo PDK-ja po nejse, VV-ja vendosë.
Por këto zgjedhje mungojnë Premtimet. Asnjë parti nuk është duke premtuar asgjë, sepse faktisht të gjitha gjërat dihen dhe nuk është më nevoja të premtohet asgjë. Sepse nuk është garë mes premtimesh por mes partive. Pra gara do të jetë e mbushur me copëza të rifreskuara të premtimeve të mëhershme. Mbi të gjitha, të premtimeve që një parti ka arritur tia mveshë vetës si ideatore e ndryshimeve ose gardiane e një kauze.
Në këtë situatë VV-ja do të ketë para vetës këto parti me këto storje fiktive që i kanë propaganduar si premtime ose plane. (storje fiktive)
Që pritjet tona që realizohen deri diku, sa do të na mbushet mendja që kemi bërë zgjedhjen e duhur, dhe se kjo zgjedhje meriton edhe nje mandat 4 vjeçar duke tentuar ti përmbushë premtimet a.ka (inisistoj) ti bëjë realitet storjet fiktive. Por nëse nuk mund të bëhet #merge me asnjë storje të partive tjera, natyrshëm VV-ja, nuk do të presë sabotazhin e partive tjera, dhe do të kërkojë që krejt pushteti ti takojë asaj si parti fituese. Lista Serbe mund të shpikë ndonjë storje tjetër fiktive për të qëndruar e heshtur, ose t’ia pamundësojë qeverisjen, andaj në këtë pikë: më nuk janë me rëndësi principet e partisë, por nevojat e shoqërisë dhe shtetit.
Premtimi mund të jetë fort i besueshëm, meqënese të gjitha të tjerat janë të korruptuara mjaftueshëm sa për tu damkuar nga kundërshtari, andaj duhet të lirohet nga insistimi në mbajtjen e principeve që gjithashtu janë storje të shpikura nga ne.
Meqënse e kam tepru me përdorimin e fjalës storje, do ta përfundoj së përdoruri, duke e treguar një storje të etiketuar si thënie “Të gjitha storjet e krijuara nga njerëzit, sado absurde dhe ta parealizuara qofshin ato, përdërisa janë në shërbim të lumturisë dhe harmonisë mes njerëzve, janë të vërteta. Kur ato nuk i shërbejnë më lumturisë dhe harmonisë, e mira është se mundemi thjesht ta ndërrojmë. Ajo ashtu-kshtu nuk ka egzistuar kurrë”.
Prandaj edhe storjet dhe principet që na i ka treguar VV-ja janë të mira dhe i pranojmë si të vërteta derisa na shërbejnë neve, dhe në momentin kur ato i shërbejnë pamundësisë që të arrihet një marrëveshje që do të siguronte funksionim praktik. Në momentin që storjet a.k.a principet bëhen pengesë për dicka praktike, është një absurdited nëse ato nuk ndërrohen. Principi “kurrë me PDK-në” ose “kurr mo me LDK-në” sepse këto parti kanë vazhduar të mbajnë pushtet përkundër faktit se nuk kanë pasur legjitimit ose kanë vjedhur shtetin, është absurde të bëhen pengesë që të miratohet buxheti i vitit 2022.
Nëse premtimi është kthimi i pushtetit tek populli, kjo nënkupton automatikisht hapësirë dhe bashkëpunim me të gjithë. Mbajtja e premtimit se “kurr me PDK-në” kundrejt “buxhetit”, tingëllon absurditet, apo jo?
Nëse ende po lexoni, e po pyesni, pse spo i kallxon mënyren se qysh me bashkëpunu me njerëz që deri tash i ke quajtur hajna, kot po prisni përgjigje. Mos vazhdoni me lexu ma shumë.
Pra që të realizohen Premtiment, VV-ja duhet të gjejë një mënyrë që të na bind se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Afro 50% të votave.E për të na bindur se të gjitha storjet fiktive a.k.a premtimet po relalizohen, duhet propaganda.
PROPAGANDA.
VV-ja për vite më radhë ka përdorur propagandën në mënyra tejet kreative për të vetëdijësuar shoqërinë kosovare. Propaganda e saj ka qenë faktori kryesor që e ka mundësuar demokracinë në vend, duke dhënë gjithmonë një version tjetër, një zgjidhje tjetër për secilën situatë. Sado radikale të ketë tingëlluar veprimi, aksioni, propozimi a refuzimi. Personalisht, jan fans i kaosit që e shkakton VV-ja. Ama kështu publikisht, gjithmonë i është hakmarrë politikisht, sepse janë proklamuar si anarkistë.
Por insistimi, i ka sjellur në pozicionin më të mirë në politikë që nga themelimi. VV-ja ka arritur qe të bind gjysmën e popullsisë se storja e saj (une insistoj fiktive) është versioni më i mirë për të dalë nga një gjendje #depresive #kolektive e paknaqësisë sonë ndaj arritjes së shtetit tonë. Madje ka arritur që edhe të bind se kush është fajtori dhe të shpallë masa ndëshkimore në terma social dhe etikues, për politikanë të pushtetit në këto 15 vite.
Kjo rrugë e gjatë e VV-së drejt bindjes kolektive (duke nisur nga fletushkat, grafitet e deri tek llafet nëpër oda) e ka krijuar edhe propagandën tjetër, se partitë tjera në pushtet kanë media aq shumë të fuqishme që i paguan me para të bizneseve ose shtetit, sa ia kanë pamundësuar VV-së marrjen e pushtetit në disa raste, përkundër faktit se populli ka dashur ndryshim. Krejt kjo është mundësuar, sipas VV-së duke e përdorur trikun magjik: propagandën kundër saj. Ama bashkë me këtë, VV-ja e ka kuptuar se kjo metodë është goxha efikase, andaj armata e shkronjave ka qenë në krye të detyrës vetëm për ta ekspozuar pushtetin. Qe nja dekadë.
Zgjedhjet e vitit 2019, ishin një aksident fatal për shumë media të pavaruara. Si pasoj e atij aksidenti, sot të gjitha mediat tradicionale dhe me përvojë më shumë se 10 vjet në tegun medial të Kosovës, dihen sheshit se cilat kampe politike i përkrahin e ndaj cilave partive janë kundër. Deri në vitin 2019, mediat 10 vjecare kanë luajtur kartën “e medias së pavarur” por këto zgjedhje, ose më mirë me thanë periudha e (ardhjes dhe rrëzimit të Kurtit) ka bërë që të gjitha mediave tradicionale, ta humbin pavarësinë. Kanë mbajtur qëndrim. Kjo i zhvleftësoi.
Mediat që e mbështeten ardhjen e Kurtit në pushtet në zgjedhjet e vitit 2019 dhe më pas ruajtjes nga rrëzimi, përfituan lexueshmëri kolektive ( si pasojë e nevojës enorme të shoqërisë për të shijuar spektaklin e Kryeminsitrit Kurti, që nuk e pyet askënd kur vjen puna të shteti. Ama ato e humbën interesimin dhe kuriziotetin e lexueve. Pse me lexu qoftë edhe gazetën ma të vjetër në Kosovë, kur botërisht dihet se ata kanë preferenca të caktuara politike. Ajo ndoshta ka plotësisht të drejtë, por nuk është institut i shkencave sociale dhe politike, a ekonomike. Vendimi i mediave për të përkrahur një parti, është bazuar vetëm në storjet që partia në fjalë u ka premtuar votuesve. Njerëzit ndoshta nuk mund ta kuptojnë, por e ndjejn se nuk duhet besuar. Për këtë arsye, të gjitha partitë iu futën një beteje. Ato që nuk e përkrahin partinë, automoatikisht janë “armike”.
Mediat sikurse Insajderi që nuk e marrin seriozisht asnjë parti politike për ta mbështetur me cfarëdo situate, u akuzuan se janë tendencioze. Në diskursin publik, kur dikush është tendencioz, nënkutohet si diçka e keqe, e paligjshme, por në raport me partitë dhe politikanët, ne duhet të jemi tendencioz. Të gjithë. Jo veç mediat. Pse ti trajtojmë me korrektësi. Asnjë pushtet nuk na trajton me korrektësi kur merr një vendim për ne. Në shumicën e rasteve vendimet janë shumë të padrejta për shumë grupe njerëzish në një shtet.
Nëse ata kanë guximin që të bëhen aq tendencioz sa të na premtojnë andrra dhe të mos jenë korrekt me shpenzimet e parasë dhe pasurisë së përbashkët, pse ne të mos bëhemi tendencioz ndaj secilit tentim që ata e bëjnë. Edhe atëherë kur dalin me Halil Kastratin ose udhëtojnë me autobus. Asnjë nga partitë politike nuk punojne falas, vullnetarisht ditë e natë për me i rujt taksat tona. Shtetin tonë. Shpesh herë ata vendosin pa na pyetur për shumë gjëra. A nuk është kjo tendencioze? A është kjo korrekte?
Ama, personalisht unë jam fans i tendencave njerëzore. Sidomos atyre politike dhe sociale. Edhe më shumë emocionohem nga fakti se tashmë të gjitha partitë shpallin hapur tendencat e tyre. Bëhen tendencioz ndaj kundërshtarëve. Tentojnë të na ndryshojnë tendencat e zhvillimit. Ose ti ri-drejtojnë ato. Të gjithë ju që tash thoni: e hajt kallxona cilat portale e fan page e grupe në facebook i ka filan partie, jep dorëheqje së lexuari. Je tu humbë kohë. Koha është e çmueshme: është para.
VV-ja është dashur të përbirohet disi nëpër të gjitha birat e mundshme të cilat janë mbyllur cdo vit e më shumë nga paraja e biznesit që ka tendenca të lidhet me pushtetin, për të arritur këtu ku është tash: në prag të marrjes së pushtetit. Sa për ta sqaruar, dhe për tu bërë më shumë bajat me ripërsëritje, paraja dhe pushteti janë storje gjithashtu fiktive. Vetëm njerëzit besojnë në para. Tento që tia japësh 50 euro një majmuni për një banane. As që bëhet llaf.
“As që bëhet llaf” – thoshte VV-ja kur bëhej llaf për më shumë para a.k.a më shumë bashkëpunime me biznesmen, duke shtyrë përpara punën vullnetare të aktivistëve. Kujtojeni premtimin më të famshëm të zgjedhjeve 2019: 50 milionët e Gjonbalajt.
Vullnetarizmi kryen punë vetëm në dy shtyllat e mëhershme:
Dhe kjo është krejt e natyrshme. Truri nuk ka kapacitet që brenda natës të kalojë nga pozicioni aktivist, vullnetar për partinë deri në marrje të pushtetit” në një “analizues kritik te vendimeve te qeverise, ose mos veprimit a injorimit ndaj kerkesave te caktuara sipas rendit te ri, te parëndësishme. Andaj nëse për asgjë tjetër nuk ia ka vlejtë rrëzimi i Albin Kurtit 50 ditë pas ardhjes në pushtet, ajo që po ndodhë tash nga kampet e partive, është dhurata më e mirë që kemi marrë si shtet. Dilema nëse të gjitha partitë përdorin të gjitha mjetet për të ardhur në pushtet ose për të rrëzuar nga pushteti, nuk egziston më.
Të gjitha partitë tashmë kanë mediat e tyre që kanë dalë sheshit. Të gjitha partitë tashmë e kanë një listë të mediave që ata i konsiderojnë fake news. Të gjitha partitë përdorin Fake Neës-in për progandë dhe manipulim. Se cka mundet me kriju një lojë kaq e hapur me të gjitha mjetet ka me qenë një Surprizë,. Loja e hapur do të thotë edhe lojë e barabartë mes të gjitha partive kryesore në Kosovë. Kur loja është e barabartë, do të thotë se do të rrëzohen të gjitha kufijt mes partive. Kjo është një arritje e demokracise si shoqëri.