×
  • Sport
  • Sport

    Mirel Josa thyen heshtjen dhe flet për interesimin e Dritës

    Insajderi
    15 December 2022 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i njohur shqiptar, Mirel Josa ka mohuar çdo lloj kontakti me klubin e Dritës.

    Emri i Josës është lakuar ndër disa emra të tjerë që potencialisht shihen si zëvendësues të Ardian Nuhiut.

    59-vjeçari aktualisht drejton Vllazninë në Superioren shqiptare, teksa më herët përvojë ka pasur edhe në Superligën e Kosovës me Prishtinën.

    Josa ka theksuar se e respekton çdo interesim të klubeve të tjera, por nuk mendon shumë për atë punë.

    “Unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Unë respektoj ekipin aktual që jam. Kam një kontratë me të. Nëse ka interesim, sepse kur ka interesim për një person në skuadër, qoftë trajner, qoftë pjesëtar i stafit, qoftë lojtar, duhet ta respektosh. Të respektosh interesimin që kanë klubet e tjera karshi teje, por është një problem që unë nuk mendoj shumë për atë punë. Unë mendoj për punën time këtu. Nga klubi i Dritës unë nuk njoh. Unë njoh vetëm nga Prishtina që kam punuar dy vite atje”, deklaroi Josa në konferencën për shtyp.

    Bardhekaltrit të cilët e mbyllën stinorin vjeshtor si kampionë në elitën e futbollit kosovar, i ndanë rrugët me trajnerin shkupjan, Nuhiun, pas humbjes së papritur nga Liria në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës dhe aktualisht janë në kërkim të një trajneri të ri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark