×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mirena pas skandalit për vjedhje të votave kërkon rinumërimin – Pretendon se edhe Pacollit iu vodhën votat

    Insajderi
    06 March 2021 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti, Ilir Mirena ka reaguar pas skandalit për vjedhje të votave nga bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.

    Mirena ka thënë se rinumërimi nuk do të ishte i keq, pasi sipas tij vjedhje mund te ketë edhe nga komisioneret e LDK-së.

    Pasi Behgjet Pacolli kishte afro 12 mije vota në listën LDK-AKR, dhe se nuk ka mundësi që 12 mijë votues të Pacollit të mos e kenë votuar vëllain e tij, apo këshilltarin e tij më të afërt.

    “Behgjet Pacolli i ka marr afer 12 mije vota ne listen LDK-AKR. I vetmi nga AKR. Marr parasysh qe kjo parti, sado e vogel, e ka nje elektorat te caktuar ne rajonin e Prishtines, atehere mund te dyshohet qe edhe ketyre u jene vjedhur votat nga komisioneret e LDK’se. Nuk ka mundesi qe 12 mije votues te Behgjetit te mos e kene votuar vellain e tij, apo keshilltarin e tij me te afert, Jetlir Zyberajn, qe po ashtu ishin ne listen per deputet te AKR’se…Nje rinumerim s’do t’ju bente keq..”, ka shkruar Mirena./Insajderi.org

    Shiko videon e plote:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark