×
  • Sport
  • Sport

    Mirlind Daku: Herën e fundit që kam shkuar te kombëtarja e Kosovës kam qenë me temperaturë

    Insajderi
    25 July 2023 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi debutoi me gol dhe asist në kampionatin rus me Rubin Kazanin, Mirlind Daku rikthen edhe njëherë polemikat në lidhje me përfaqësimin e tij me fanellën e Kombëtares.

    Pasi nuk u ftua nga Kosova në ndeshjet e fundit dhe nga ana tjetër mori pasaportën shqiptare, sulmuesi shprehet:

    “Kosovë, Shqipëri për mua janë njësoj. Sikur të shërbej për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë. Meqë deri tani Kosovës nuk i jam dashur, se di a mund t’i kryej punë ende. Vjen koha dhe do ta shohim ku do të luaj.

    Ftesë nga Shqipëria ende nuk kam marrë, por në momentin që do të marr një ftesë, do ta trajtoj seriozisht. Unë nuk e kam marrë pasaportën veç për të kryer transferimin, por do ta shohim si është. Unë tani kam mundësinë që të bëj një zgjedhje, do ta bëj për një shtet shqiptar.

    Gjithmonë kam qenë gati 100% për Kosovën, por neglizhenca e tyre më ka bërë që ta mendoj edhe Shqipërinë”, tha Daku për në “Sports Show”..

    Kjo më bën të mendoj edhe të tjera opsione, ndërgjegjja ime është e pastër. Herën e fundit që kam shkuar te kombëtarja e Kosovës kam qenë me temperaturë, 40 gradë për katër ditë, dhe kam konsumuar vetëm tri banane. Zoti është i madh dhe i sheh të gjitha”, tha 25-vjeçari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark