Makina e parë elektrike e Porsche del në shitje në 2019-ën dhe do të kushtojë po aq sa Porsche Panamera, plot 80,000 dollar.
Makina e quajtur Mission E u prezantua nga kompania në shfaqjen e makinave në Frankfurt.
Ajo është në fazë zhvillimi raporton Car Magazine. Mission E ka një motor plotësisht elektrike do të qëndrojë mes një Panamera dhe 911 në linjën e makinave të Porsche.
Është me katër dyer dhe dizajnuar për të qenë makinë sportive.
Koncepti origjinal i makinës ka qenë 600 kuaj fuqi, ndërsa kompania nuk dha informacione nëse kjo statistikë ka ndryshuar. Mission E do të ketë po aq fuqi sa një Tesla Model S dhe të kryejë 0-100 km/h për 3.5 sekonda.