×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Misteri i gurit te shahut që u gjend në Butrint

    Insajderi
    09 October 2023 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     A ështe ai guri i shahut më i vjetër në botë?

    Butrinti, qyteti i lashtë parahistorik i shekullit VII-V p.e.s., është i njohur shumë për bukuritë e tij mahnitëse dhe vlerat e tij historike të lashta.

    Por, një gjë e veçantë që e bën qytetin edhe më interesant është fakti që para disa vjetësh atje u gjet një gurë shahu që shtoi habinë e të gjithëve. Për këtë kemi shkruar në atë kohë një artikull për të informuar publikun.

     Gjetja e shahut në Butrint ka rëndësi të madhe, sepse tregon sa e përparuar ka qenë në kohën e saj shoqëria epirote. Nga ana tjetër kjo gjetje e ndryshon komplet historinë e kësaj loje të bukur.

    Së pari guri i gjetur i shahut ju afrua ekspertëve që të thonin në se është vërtet gurë shahu.   

    Dy ekspertë anglezë nga British Muzeum e vërtetuan këtë, që kemi të bëjmë me një gurë shahu të vërtetë fildishi. Gjetja e këtij guri shahu sjell ndryshime të thella në historinë e kësaj loje. Më parë thuhej se shahu e ka origjinën nga India. Tashti saktësisht mësohet që loja e bukur e shahut lindi në Epir gjatë shekujvie12 deri në të 5-in.

    Bouthrot ( Butrinti) ka qenë qendër  e madhe e fisit Epirot të kaonëve. Qyteti kanë pasur marëdhënie të ngushta me Korinthin dhe Korfuzin. Sipas shkrimtarit romak Virgjilit themeluesi i Butrinti është princi trojan Heleni, një nga djemt e mbretit trojan Priamit, i cili pas Luftës së Trojës dhe rënies së saj  shkoi me  Neoptolemeun dhe dashnoren e tij  Andromaqin në Epir . Si Virgili edhe  historiani Dionysius of Halicarnassus shenojnë që  Enea ka visituar Bouthrotin pas largimit nga Troja e shkatërruar.

    Të dhënat më të hershme arkeologjike për okupimin nga njeriu të Butrintit janë midis shekujve 10 dhe 8 p.e.s. megjithse disa thonë që të dhënat më të hershme që bëjnë me dije mbi okupimin e vendit si vendbanim i njeriut i kemi nga shekulli 12 p.e.s. /Gazeta Tema/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark