×
  • Lajme
  • Lajme

    Misteri i zhdukjes së dy vajzave nga Peja – Publikohen fotografitë e tyre, deputeti kërkon ndihmë për t’i gjetur

    Insajderi
    29 September 2022 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy vajza, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga Qyshku janë zhdukur. Rastet në polici i kanë bërë të njohura prindërit e tyre.

    Në media është publikuar fotoja e vajzave të zhdukura, ndërsa e njëjta është shpërndarë edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekë Berisha.

    I njëjti ka apeluar organet e rendit që të intensifikojnë hetimet për gjetjen e tyre.

    “Ka 6 ditë që dy familje kërkojnë ndihmë për gjetjen e vajzave të tyre, E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Pejës. Ftoj organet e rendit që të intensifikojnë përpjeket për gjetjen e tyre. Njëherit, apeloj tek qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion për vendodhjen e tyre ta njoftojë Policinë e Kosovës”, shkruan Berisha në Facebook.

    Ditë më parë policia ka njoftuar se rasti i zhdukjes së tyre është duke u hetuar.

    “PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Treboviq dhe Fsh. Qyshk, Pejë (NN) 23.09.2022 – 07:00. Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se vajzat e tyre kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark