Një makinë Lamborghini, e cila kushton 250 mijë pound është zhdukur në mënyrë të mistershme.
Kompania thotë se kjo makinë luksoze u mor me qera nga një grua irlandeze rreth 40 vjeçe me një kartë identiteti e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.
Gruaja tha se do të shkonte me makinë në Strasburg për një takim, por makina është gjurmuar duke udhëtuar nga Zvicra në Londër.
Kompania tha se ditën e dielë, nga gjurmimi i GPS makina u pa në një park në Tottenham dhe më pas u zhduk.
Drejtori menaxhues i kompanisë që jep makina me qera dhe se kjo është një humbje e madhe, duke shpresuar që kompania e sigurimeve të paguante.
“Policia britanike nuk ka bërë ende asgjë”, tha drejtori menaxhues i kompanisë, transmeton Ora News.
“Ne ofrojmë 5 mijë franga zvicerane për këdo që gjen automjetin”, tha ai.
Gruaja që mori makinën me qera kishte lënë si garanci 2500 franga zvicerane, rreth 2 mijë euro dhe kartën e identitetit.