×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mitrovicasit ia dëmtojnë veturën dhe i shkruajnë “UÇK” mbi të, policia del me detaje

    Insajderi
    17 April 2023 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë një mbishkrim “UÇK”.

    Sipas tij, edhe një mbishkrim të njëjtit i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:05.

    Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

    “NXITJE E PËRÇARJES DHE MOS DURIMIT, Mitrovicë Veri, 16.04.2023 – 13:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark