×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mjaft më”, vrasja e 21 vjeçares, reagon presidentja

    Insajderi
    12 April 2024 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë.

    Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i plagosur është 15 vjeçar.

    I dyshuari është ish burri i viktimës një 36 vjeçar i cili ka arritur të arrestohet pak minuta pas ngjarjes.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas kësaj duke e cilësuar rastin si femicid.

    “Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm”, tha ajo.

    Osmani kërkoi dënim maksimal për vrasësin, e që është ish-bashkëshorti i viktimës.

    “Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë”, shkroi Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark