×
Green

Mjafton një bardhë e vezës për një fytyrë pa pika të zeza

Insajderi
08 January 2020 - 19:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndoshta nuk e dini, por e bardha e vezës ka veti të mbyllë poret dhe të eliminojë sebumin e tepërt. Prandaj këto veti do t’i përdorim në një maskë kundra pikave të zeza të bërë vetë ku e bardha e vezës është përbërës kryesor.

Ja si përgatitet:

-Përzieni një të bardhë vezësh me tre lugë kos, 2 lugë lëng limoni dhe dy lugë mjaltë. Në këtë rast, kosi ushqen dhe hidraton lëkurën, kurse limoni ka veti zbardhuese e mjalti veti emoliente;

-Rrihni të bardhën e vezës  derisa të përfitoni një shkumë

-Shtojini të bardhës edhe përbërësit e tjerë dhe përziejini derisa të merrni një masë të butë

-Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni për 20 minuta.

-Kur të thahet, shpëlajeni me ujë të ngrohtë me lëvizje rrethore.

-Aplikimi njëherë në javë i kësaj maske ndihmon në eliminimin e pikave të zeza nga fytyra.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark