Belgjika koleksionon fitoren e tretë në Grupin F kualifikues për Euro 2024, teksa “Djajtë e Kuq” mposhtën në transfertë me shifrat 0-1, Azerbajxhanin e Gianni De Biasit.
Një gol i Yannick Carrasco në minutën e 38-të të pjesës së parë i mjaftoi skuadrës së drejtuar nga Domenico Tedesco për të marrë tre pikë që e lejojnë Belgjikën të qëndrojë në vendin e parë me 10 pikë pas katër ndeshjesh të luajtura.
Në këtë kuotë pikësh është edhe Austria e vendit të dytë, ndërsa Azerbajxhani i De Biasit mbetet në vendin e fundit të grupit me tre humbje dhe vetëm një barazim.