Ata kanë ardhur për të punuar dhe për të shkëmbyer njohuritë dhe ekspertizën e tyre me mjekët e departamentit të Hemato-Onkologjisë Pediatrike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kaspers që nga fillimi është Ambasador i “Care for Kosovo Kids” me ndihmën e të cilit Kosova është bërë pjesë e Outreach Program të Qendrës Princesha Maxima, qendra më e madhe onkologjike pediatrike në Evropë.
Prof. Gertjan Kaspers është i njohur për trajtimin e fëmijëve të diagnostikuar me kancer.