Mjekët e Qendrës Klinike të Kosovës, kanë shpëtuar jetën e një vjeçari pasi i njëjti kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje.
Fëmiu nga Klinika Emergjente është tranferuar menjëherë në Klinikën e Otorinolaringologjisë, për shkak të vëshitrësive për ta hequr lodrën.
“Fëmiu i moshës 1 vjeçare menjëherë nga Klinika Emergjente, është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë për shkak të aspirimit të trupit te huaj (lodër plastike e rrumbullakët), gjë që e bën shumë të vështirë heqjen e trupit të huaj. Në këto kushte fëmiu dërgohet me urgjencë në sallë të operacionit, ku thirret ekipi kujdestar i mjekëve të ORL-së, ata thërrasin me urgjencë mjekët e anestezionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i largohet pjesa e lodrës, i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe i shpëtohet jeta”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Mjekët kanë apeluar tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.