×
Show / Fashion

Mjekët kinezë paralajmërojnë për pasojat afat-gjata të koronavirusit

Insajderi
16 May 2020 - 19:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mjekët kinezë kanë paralajmëruar që pacientët që shërohen nga koronavirusi mund të vuajnë probleme afat-gjata shëndeti.

Një set i ri rregullash është publikuar nga komiteti ndërkombëtar i shëndetit të Kinës, duke këshilluar mjekët që të kenë kujdes nga një numër efektesh afat-gjata.

Sipas tij, disa pacientë që janë shëruar nga COVID-19, mund të kenë nevojë për trajtime në mushkëri dhe zemër, ndërsa të tjerë mund të kenë probleme me lëvizjen muskulore apo probleme psikologjike.

Këta pacientë mund të kenë nevojë për trajtim edhe pasi janë shëruar nga koronavirusi, sidomos ata që kanë komplikacione dhe dëmtime organesh.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark