Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe zyrtarisht I ka dërguar shkresën Federatës së Futbollit të Kosovës, me ç’rast e ka njoftuar atë se nuk është licencuar.
Hapi i parë që ka bërë MKRS në këtë drejtim është ndalimi i ligjit për sponsorizimit të klubeve futbollistike duke iu lëshuar atyre këtë vendim.
“Kanal10” merr vesh që disa klube të Superligës janë kthyer mbrapa nga MKRS duke mos i pranuar dokumentet për sponsorizim.
MKRS pritet t’i dërgojë vendimin edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për ti njoftuar se klubet nuk mund ti thërrasin policët për sigurimin e ndeshjeve të organizuara nga FFK.
Për më tepër MKRS pritet ti dërgojë shkresë zyrtare edhe komunave për të ndaluar shfrytëzimin e objekteve sportive për klubet futbollistike, pasi që FFK nuk është licencuar.