×
  • Lajme
  • Lajme

    MKRS-ja, pa datë për zhvendosje në Prizren

    Insajderi
    10 September 2018 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ende nuk e di kohën se kur do ta bëjë zhvendosjen e saj në qytetin e Prizrenit.

    Gati një vit më parë Qeveria e Kosovës kishe marrë vendimin që një pjesë e stafit politik, administrativ edhe profesional të MKRS-së të zhvendoset në Prizren.

    Deri më sot janë dhënë disa afate për zhvendosjen e një pjese të Ministrisë në qytetin e pasur me trashëgimi kulturore.

    Zhvendosja e MKRS-së në Prizren ka qenë dhe vazhdon që të mbetet përkushtim i yni si kabinet, ka thënë për Kallxo.com Samir Hoxha, këshilltar i ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi.

    Ai ka thënë se MKRS-ja është në fazën finale të përgatitjeve për të filluar hapin e parë të zhvendosjes së një pjese të stafit të MKRS-së në qytetin e Prizrenit, por pa dhënë ndonjë datë apo afat se kur mund të ndodhë kjo.

    Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale të Prizrenit, ka pohuar ai është marrë vendim që MKRS-së t’i jepen në shfrytëzim dy ndërtesat e kërkuara nga ana jonë, ndërtesa e ish-Rektoratit të Universitetit të Prizrenit si dhe ndërtesa e ish- Xhandarmërisë.

    “Marrë për bazë këtë fakt konsideroj se tani më janë plotësuar disa prej kushteve themelore, procedurale dhe infrastrukturore për të filluar procesin e zhvendosjes së një pjese të MKRS-së në Prizren”, ka thënë ai.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark