×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mllefi i heshtur i ministres Hajdari”, largohet nga puna zyrtari që e kishte kundërshtuar fuqishëm skandalin e rezervave shtetërore

    Insajderi
    30 January 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në krye me Rozeta Hajdarin janë hakmarrë ndaj zyrtarit që e kishte kundërshtuar fuqishëm skandalin e rezervave shtetërore. Kështu ka njoftuar vetë zyrtari Ermal Kutllovci, i cili tha se sot ka pranuar vendimin për largim nga puna.

    Kutllovci përmes një reagimi në “Facebook” për largimin e tij nga puna e fajësoj ministren Rozeta Hajdari.

    Sipas tij largimi ka të bëj lidhur me kritikat për ministren për rastin e rezervave shtetërore.

    Për informimin e drejtë e të sinqertë për gjithsecilin, unë jam zyrtari i cili i ka thënë JO një procesi të kundërligjshëm e me shumë të panjohura, siç ishte procesi i furnizimit me produkte për Rezervën Shtetërore në Vitin 2022. Po unë jam ai i cili në vazhdimësi e kam kundërshtuar këtë proces me shkrim e jo verbalisht, duke e paralajmëruar në vazhdimësi Ministren Rozeta Hajdari, se veprimet dhe heshtja juaj karshi këtij procesi bien ndesh me ligjin bazë për Rezervat Shtetërore të Mallrave. Pra edhe përkundër kundërshtimeve të drejta (ligjore) e parimore, paralajmërimeve të njëpasnjëshme, kurrë në asnjë moment s’kam pranuar ndonjë shkresë zyrtare me të cilën së paku do tentohej të demantohet shqetësimi i shprehur qysh në fillim të këtij procesi”, shkroi ai.

    Ai ka akuzuar ministren për cenim të fjalës së lirë, sipas tij ministrja i kishte kërkuar që ta mbyll gojën kur Kutllovci i kishte përmendur rezervat shtetërore.

    U trondita me sjelljen dhe tendencën e Ministres Hajdari për të ndaluar e cenuar fjalën dhe mendimin e lirë e sidomos për çështjen e procedurës së furnizimit të Rezervës Shtetërore. Diskutimi im e shqetësoj dhe e nervozoj tejmase, saqë e humbi tërësisht kontrollin dhe e kërkoj hakmarrjen para të gjithëve. Ministrja, Rozeta Hajdari, çuditërisht më kërcënoj hapur para të gjithëve me fjalën (mbylle gojën), saqë iu drejtua me urdhër z. Daut Latifaj, zv.Sekretarit të Përgjithshëm dhe kërkoj inicimin e procedurës disiplinore“, tha ai ndër të tjerash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark