Përfaqësuesi i Peugeot për Kosovë, Mercom Company sjell për të gjithë adhuruesit e veturave modelin e më të ri PEUGEOT 508.
Kjo veturë e jashtëzakonshme është një nga luanët e radhës që gjiganti francez Peugeot ka lansuar në treg dhe për dallim nga modeli paraprak, struktura e tij është më kompakte ndërsa lartësia është reduktuar. Modeli i ri PEUGEOT 508 vjen me një dizajn tepër special, pamja e përparme është agresive dhe tepër tërheqëse ndërsa enterieri është spektakolar dhe vjen me PEUGEOT i-Cockpit® verzion i cili ka evoluar në këtë model. PEUGEOT 508 ka vendos një standard të klasit botëror në segmentin D dhe Peugeot ka treguar edhe një herë se është tejet e guximshme sepse përkundër trendit të jashtëzakonshëm të rritjes se semgmentit SUV, ka vendosur të lansojë PEUGEOT 508.
Për më shumë detaje nga kjo veturë tepër speciale, ejani në AUTO EXPO në Çarshia në lagjen Marigona këtë fundjavë me 22 dhe 23 Shtator dhe shihni nga afër PEUGEOT 508.