×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Modelja e njohur për burrin e saj: Do të doja të ngjante pak më shumë nga Sali Berisha

    Insajderi
    26 January 2022 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Armina Mevlani ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, ku tregoi marrëdhënien me familjen e Shkëlzen Berishës. Ajo tregoi se ka marrëdhënie shumë të mira me nënën e tij, por do të donte që partneri të kishte pak më shumë karakterin e ish kryeministrit Sali Berisha.

    “Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi.

    Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina.

    Sa i përket një detaji rreth marrëdhënies së saj me Shkëlzenin, Armina tregoi se është shumë romantike.
    “I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që ti ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo sketch mund ti bësh një dedikim me shkrim”, u shpreh ajo./TCH

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark