Modelja nga Malajzia, Nuraini Noor, ka thënë se do të vazhdojë të ndjekë ëndrrën e saj të modelimit, edhe pse një gjë e tillë nuk shihet me sy të mirë nga qytetarët myslimanë të shtetit të saj.
E kontaktuar nga BBC, 24 vjeçarja që njihet me nofkën Tuti, ka thënë së i respekton mendimet e të gjithëve, por nuk i pëlqen t’i vërsulen për çdo gjë.
“Unë jam një qytetare e botës. Unë jam lloji i vajzës që ndjek ëndrrën e saj”, ka thënë ajo.
“Ajo që me të vërtet na dallon, nuk është ngjyra e as feja, është mundësia. Nuk më pëlqen të më vërsulen edhe pse i respektoj mendimet e të gjithëve”,ka shtuar me tej.
Modelja Noor është njëra nga 14 garueset të cilat fituan në spektaklin e modelimit “Next Top Model” në Azi.
Pasi mori këtë epitet, ajo ka pranuar shumë kritika nga banoret e fesë myslimane, duke thënë së feja myslimane nuk i lejon femrat të merren me modelizëm./Insajderi.com