×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Moderatorja zbulon emrin e të dashurit të Efit, shpërthen Mikela: Të ka ngelur pikë në zemër…

    Insajderi
    03 May 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një debati në “Fun Club”, mbrëmjen e djeshme, ku tema ka qenë Luiz-Efi, Ilda Bejleri u shpreh se për Luizin dihen shumë gjëra, si mami, motra, partneren e tij Kiarën, ndërsa Efit nuk i dihet asnjë gjë, përfshirë dhe emrin e të dashurit.

    Me këtë rast, Bejleri ka bërë publike emrin e të dashurit të Efit i cili quhet Genci. Gerti është shprehur se nuk është nevoja që të bëhet publike lidhja e Efit, ndërsa Mikela, shoqja e ngushtë e Efit, nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe reagoi.

    Gerti: Ka qenë me Luizin, e ka dashur tamam si shok.

    Gerti: Po s’ka dashur ta bëjë publike.

    Mikela: Të ngeli meraku tek i dashuri i Efit ty? Të paska ngelur pikë në zemër, s’ke gjë tjetër ku të kapesh, do patjetër këtë.

    Ilda Bejleri: S’po flas me ty të lutem. Ata 20 veta që ishin, ishin familjarë, se unë nuk e shoh këtë tifozerinë e madhe të Efit. Tani absolutisht Luizi është lojtari për mua më i miri i të gjithë “Big Brither-ave”, kjo s’ka diskutim. Ka bërë diferencën që nga momenti i parë që ka hyrë aty dhe mbi të gjitha, na ka mahitur të gjithëve sepse ka qenë një ndryshim komplet imazhi. Nga ai djali i mirë që e njihnim shumë pak, doli një uragan sepse të zgjohesh i pari në mëngjes dhe të flesh i fundit, unë e shihja aty nga televizori dhe thosha si nuk u lodh ky njeri!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark