Sipas gazetës spanjolle “AS”, Luka Modric ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me Real Madrid deri në vitin 2023 me një opsion për sezonin e ardhshëm.
Luka Modric nuk di të ndalet, mosha është thjesht një numër për të dhe duket qartë në fushën e lojës se çfarë është në gjendje të bëjë kroati 36-vjeçar.
Por nuk mbyllet me kaq, pasi thuhet se Real Madrid i ka ofruar mesfushorit kroat një pozicion të ri te klubi në momentin që do të dalë në pension.
Ai mund të bëhet drejtori ekzekutiv pas daljes në pension.