×
  • Sport
  • Sport

    Moldavi, shiten të gjitha biletat për sfidën e vlefshme me Shqipërinë

    Insajderi
    01 November 2023 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e 17 nëntorit, “legjionarët” e kombëtares së Shqipërisë pritet të “vulosin” përfundimisht kualifikimin e dytë historik për në Kampionatin Evropian të futbollit.

    Mirëpo, pavarësisht se ndeshje do edhe 2 javë që të zhvillohet, sipas Federatës Moldave të Futbollit 10.500 biletat e vlefshme për “Zimbru Stadium” janë shitur të gjitha, teksa raportohet se ky interes i lartë vjen për shkak se moldavët ndodhen më pranë se kurrë arritjes së një kualifikimi në Evropian dhe ndeshjen me Shqipërinë e shohin shumë të rëndësishme.

    Bileta më e lirë ka pasur një çmim prej 30 eurosh, ndërsa më e shtrenjta arrin në 120 euro, teksa, sipas sektorëve, në shitje ka pasur edhe bileta me çmimin 40, 60 apo 80 euro. Ndërkaq, përveç tifozëve moldavë në stadium pritet të jenë rreth 700-750 tifozë shqiptarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark