×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Molliqaj akuzon Kurtin: I hapur ndaj Serbisë e i mbyllur ndaj Shqipërisë

    Insajderi
    02 March 2021 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka kritkuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për qëndrimin e tij të ri për bashkim të Kosovës me Shqipërinë.

    Kurti nga Lexha tha se Kushtetuta e ndalon bashkimin e Kosovës me një shtet tjetër, prandaj edhe nuk mund ta ndryshojnë aktin me të lartë juridik në vend.

    Molliqaj ka thënë se me këto deklarata, Kurti është shprehur i hapur me Serbinë e i mbyllur ndaj Shqipërisë.

    Statusi i plotë i Molliqajt:

    I HAPUR NDAJ SERBISË, I MBYLLUR NDAJ SHQIPËRISË

    Albin Kurti nuk i thotë jo Lajçakut për ndryshime kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

    Albin Kurti i thotë jo ndryshimeve kushtetuese për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

    Kur i tradhëton bindjet dhe vlerat, ndryshimi i qëndrimeve bëhet vetëm çështje kohe.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark