×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Asociacioni e zhdukë simbolikën e yjeve, flamuri nuk mund të jetë më i njëjti

    Insajderi
    13 November 2023 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para qeverisë së Kosovës.

    Aktivistë të kësaj partie kanë zëvendësuar flamurin e Kosovës me një improvizim të një flamuri me dy yje dhe një pjesë e territorit me ngjyrë të bardhë, raporton Insajderi.

    Dardan Molliqaj, kryetar i kësaj partie tha se drafti i Asociacionit i pranuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në thelb e zhbën 17 shkurtin.

    “E zhbën Republikën si koncept, e zhdukë edhe simbolikën e yjeve. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti. Nga sot flamuri i Kosovës i ka vetëm dy yje. Kemi themeluar një konfederatë të brendshme mes shqiptarëve dhe serbëve, pa pajtimin qytetar. Aksionet tona do të përshkallëzohen, do të kemi edhe protesta”, ka thënë ai. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark