×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Molliqaj kritikon Abdixhikun e Krasniqin, kërkon ta tregojnë draftin për Asociacion

    Insajderi
    09 November 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj u ka reaguar ashpër krerëve të partive opozitare. Memli Krasniqit të PDK-së e Lumir Abdixhikut të LDK-së, shkruan Insajderi.

    Sipas tij Krasniqi dhe Abdixhiku janë bërë pjesë e lojës së kryeministrit, Albin Kurti për të mos treguar përmbajtjen e draftit të Asociacionit të propozuar nga BE dhe SHBA.

    “Tregojeni draftin Lumir e Memli”, është fjalia me të cilën Molliqaj e ka nisur reagimin.

    Puna e fshehtë është mënyra e kryeministrit. Pjesë e kësaj loje janë bërë edhe Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku. Ata jo thjesht kanë abstenuar nga çfarëdo kundërshtimi. Po i shërbejnë Kurtit edhe në menaxhimin e opinionit publik. Marrëveshjen e din Kurti, mbase Besnik Bislimi; e kanë parë edhe liderët opozitarë, askush tjetër”, shkroi Molliqaj në Facebook.

    Ai ka thënë se dialogu i udhëhequr nga Kurti është më jo transparenti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark