×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Molliqaj kritikon sërish Kurtin për targat

    Insajderi
    29 November 2022 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është treguar korrekt me deklaratat e tij pas marrëveshjes që u arrit në Bruksel për targat.

    Ai ka theksuar se Kurti pati deklaratë tjetër para Kuvendit të Kosovës dhe tjetër para mediave ndërkombëtare.

    “Në parlament Kurti thuajse deklaroi se pati një dakordim, një marrëveshje më të mirë, ndërsa në media ndërkombëtare tha se ky ishte një kompromis, por e bëra se ambasadori amerikan pati informata më shumë se unë”, tha ai.

    “Tash, sa herë e provojmë të fshihemi pas faktorëve ndërkombëtarë kjo është për ta shfajësuar veten. Në Kuvendin e Kosovës nuk e pranoi se është kompromis, një ditë më vonë vetdeklaroi se është kompromis, dhe se kompromisin e bëra se ambasadori ka informata më shumë, për mua nuk është çështje se a ka apo nuk ka ambasadori informata, për mua është se pse po fshihesh pas ambasadorit”, ka thënë Molliqaj në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark