×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Molliqaj: Martin Berishaj është njeri i afërt i Albin Kurtit

    Insajderi
    19 May 2023 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Kurti.

    Molliqaj tha se menjëherë pas publikimit të aferës për Berishajn, e ka ditur që Kurti nuk e shkarkon për arsye se është i afërt me të.

    Ai është një nga njerëzit të afërt të Kurtit, kur kemi dalë ne ai është bërë anëtar i kryesisë, nuk ka qenë përpara. Ditën kur është bërë afera publike, kam thënë që Kurti nuk do ta shkarkoj por do ta mbrojë”, ka thënë ai.

    I pyetur se a ka marrë para LVV-ja nga Berishaj derisa Molliqaj ishte pjesë e partisë, ai tha se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

    Ta garantoj me përgjegjësi penale dhe publike se sa ne kemi qenë aty, Martin Berishaj VV-së nuk i ka dhënë para. Të vetmen shumë të parave që Berishaj i ka dhënë, kur Kurti ka qenë në udhëtim në Slloveni, në vitin 2015-16, ajo shumë ka qenë 170 euro e aeroplanit. Asnjë cent donacion ai s’e ka dhënë”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark