×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Moment gëzimi për LDK’në e Abdixhikut, falënderohet publikisht nga Kurti

    Insajderi
    09 February 2023 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës, me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Ky votim u mundësua fal mbështetjes nga partia opozitare LDK që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.

    Kryeministri i Kosovës ka falënderuar deputetët që mundësuan kalimin e ligiit për Byronë Shtetërore

    Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre. Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi“, shkroi Kurti.

    Kujtojmë se edhe deputetja LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka shkruar në lidhje me miratimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se pa votat e Lidhjes Demokratike, një ligj i tillë nuk do të kalonte.

    Kica-Xhelili, ka përmendur akuzat e Vetëvendosjes të cilët e kanë etiketuar partinë opozitare si kundërshtare të Byrosë e të Vettingut.

    Por me votën pro këtij projektligji, Xhelili ka habitur publikun. Kjo për faktin se Xhelili deklaronte që ishte larguar nga koalicioni VV-Guxo, pikërkisht për këtë arsye.

    Duke e cilësuar si projektligj të keq, Xhelili kishte thënë se Byroja është shumë problematike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark