×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Moment i sikletshëm për Vuçiqin, përshëndet njerëzit me dorë por askush nuk reagon

    Insajderi
    01 August 2023 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video që tregon presidentin serb Aleksandar Vuçiq duke përshëndetur një grup njerëzish me duar është bërë virale në rrjetet sociale.

    Kjo për shkak se, njerëzit që ai po i përshëndeste aty nuk po reagonin fare.

    Vuçiq kishte vizituar qytetin Priboj dhe një pjesë e kësaj vizite që po transmetohej në televizionin serb ishte shpërndarë edhe në Twitter.

    Ishte aty momenti kur Vuçiq po bënte me dorë nga tarraca për një grup njerëzish të mbledhur në parking, por këta të fundit nuk e shohin dhe nuk reagojnë ndaj gjestit të tij. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark