Stresi emocional që shkakton dhimbje gjoksi dhe të ndalon frymëmarrjen mund të ndodhë në momentet e gëzimit, dhe ato të zemërimit, hidhërimit dhe frikës, sugjeron një studim zviceran.
Tre të katërtat e rasteve të Takotsubo kardiomiopatisë -një ndryshim në formën e ventrikulit të majtë të zemrës- mund të jetë fatale, kur shkaktohet nga stresi, njofton BBC, raporton Insajderi.
Studimi i Universitetit Spitalor të Cyrih-ut, në Gazetën Evropiane të Zemrës, sugjeron se rreth një në 20 raste të kësaj sëmundje është shkaktuar nga gëzimi.
Në studimin e 1,750 pacientëve, studiuesit zbuluan probleme të zemrës të cilat shkaktohen nga:
Në një festë ditëlindjeje
Në një aheng fejese
Takimi me një shok pas 50 vitesh
Kur bëhesh gjyshe për herë të parë
Kur fiton shumë të madhe të hollash në kazino apo baste
Studimi gjithashtu zbulon se shumica e rasteve ka ndodhur tek gratë në periudhën e meno-pauzës.