×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti i frikshëm në Spanjë – ndërtesa pesëkatëshe shembet disa sekonda pas evakuimit

    Insajderi
    16 June 2023 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pamjet tregojnë momentin e tmerrshëm kur një ndërtesë pesëkatëshe në Spanjë u shemb rastësisht vetëm disa sekonda pasi banorët u evakuuan.

    Një banor i ndërtesës në Teruel, Rajoni i Aragonit, kishte thirrur brigadën e zjarrfikësve pasi kishte dëgjuar një tingull “kërcitjeje”.

    Kur zjarrfikësit arritën në vendngjarje, disa banorë tashmë ishin larguar nga ndërtesa pasi dëgjuan kërcitje dhe panë të çara.

    Pikërisht kur zjarrfikësit përfunduan evakuimin e banorëve të mbetur, ndërtesa, e cila kishte qenë shtëpia e 21 familjeve, u shemb në mënyrë dramatike, transmeton Telegrafi.

    Sipas mediave lokale, shembja ka ndodhur disa “sekonda” pasi evakuimi ka përfunduar, raporton themirror.

    Shkaku i shembjes ishte ende i panjohur. Megjithatë, disa banorë janë të shqetësuar se shirat e dendur të kohëve të fundit së bashku me një sistem të mangët kullimi mund ta kenë shkaktuar atë.

    Ditë më parë, disa banorë të pallatit kishin shkuar në komunë për të denoncuar rrjedhjet e ujit.

    Banorja e ndërtesës Elvira Martin tha për mediat lokale se “ne telefonuam komunën. Të premten, ishim atje duke raportuar se uji po hynte, duke i kërkuar që dikush ta shikonte, por ata nuk na kushtuan vëmendje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark