Videoja është postuar nga Administrata Kombëtare Amerikane e Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA), e cila tha se ishte në gjendje të kapte pamjet e ngjarjeve gjatë zhvillimit të tyre në sajë të një aparati në një zonë që studiuesit fillimisht mendonin se ishte një anije e mbytur.
Në vend të kësaj, ata ndeshën një grup peshkaqenësh “në atë që dukej të ishte një valë ushqyese”, duke gllabëruar mishin e një peshku të shpuar 2,5 metra të gjatë.
Ndërsa kjo po ndodhte, ata panë diçka të pazakontë: Një peshk gjigant gëlltiti një peshkaqen shpatë të tërin.
NOAA tha se grupet e mëdha të krijesave nënujore mund të jenë më dominant se predatorë të tjerë.