×
Show / Fashion

Momenti i tmerrshëm kur kobra ndjek pas burrin që e sulmon

Insajderi
29 October 2019 - 12:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ky është momenti plot nervozizëm kur një gjuetar gjarpërinjsh sulmohet nga gjarpri për të cilin ishte urdhëruar ta kapte.

Toni Harrison, 52 vjeç, nga Queensland, Australi, u punësua për t’u marrë me një gjarpër lindor kafe një nga zvarranikët më helmues në botë.

Dhe ky gjarpër i veçantë nuk ishte në gjendje të kapej edhe pse ishin bërë disa tentativa më herët.

Pamjet e frikshme në video tregojnë krijesën e cila ndjek Harrison nga pas me gojën hapur dhe duke lëvizur me një shpejtësi të frikshme.

 

Harrison tha: ‘Kobra kafe lindore është kafsha e dytë më toksike në tokë në planet”.

‘Ajo është përgjegjëse për shumicën e kafshimeve në Australi. Nëse kafshoheni dhe nuk shkoni në spital do të rezultonte me shumë mundësi me vdekje”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark