19:59 - 25 Maj 2023

Një moment gazmor është shkaktuar sot brenda Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, shkruan Insajderi.

Ka qenë asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ermal Osmani, ai i cili e ka ftuar kreun e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, në një meç boksi, para atij të boksierit Haxhi Krasniqi që do ta zhvillojë në stadium.

Osmani i VV-së i ka thënë kryetarit Rama se ka arsye për ta nokautuar meqë qytetarëve të kryeqytetit ju ka shkaktuar stres dhe tollovi.

Pa përgjigje s’ka qëndruar as kryetari i Prishtinës, duke i thënë asamblistit të VV-së se “Edhe unë jam i zoti në Tai-Chi”.

Por çka është Tai-Chi?

Tai Chi është një art i marcial kinez i praktikuar për trajnime mbrojtëse, përfitime shëndetësore dhe meditim.

Tai chi ka praktikues në mbarë botën.