×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur deputetët e opozitës përplasen me gardën, Bardhi: Mos e prek me dorë

    Insajderi
    04 December 2023 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që pa filluar seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur tensione mes deputetëve të opozitës me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë të futen në sallë.

    “Hapeni rrugën” dëgjohet teksa flet Noka me gardistët, por një prej përfaqësuesve të Gardës tha se deputeti kishte flakadanë në xhep.

    Sakaq në videon e publikuar nga ish-kryeministri Berisha në një lidhje live në “Facebook”, dëgjohet deputeti Gazment Bardhi që flet me tone të forta thotë; mos e prek me dorë!, ndërsa e ka fjalën për Nokën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark