Është ndërprer ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.
Shkak i kësaj ndërprerje, janë banerat e ultrasve Rumunë me mbishkrimin: “Kosova është Serbi”.
Gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku ka publikuar pamje nga stadiumi në momentin kur është suspenduar takimi.
Gjyqtarët e kanë suspenduar takimin për momentin, dhe do të mbetet në vazhdim të shihet se a do të luhet sonte pjesa e mbetur e ndeshjes.