×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Momenti kur lojtari i Shkupit goditi trajnerin e Shkëndijës

    Insajderi
    08 May 2022 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tension i madh, që në fillim. E pritshme gjithçka, pasi mes Shkëndijës dhe Shkupit kampion këtë sezon nuk ka një raport të mirë. Tensionin e duelit të parë në Shkup kuqezinjtë nuk e kishin harruar.

    Sot gjithçka nisi para ndeshjes, ku kishte akuza edhe për sulm ndaj lojtarëve bardhekaltër. Gjithsesi asnjë pengesë që ndeshja të luhej, në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga Ballistët dhe tifozët e tjetër të Shkëndijës.

    Sendet e hedhura në fushë dhe ofendimet ishin të pandalshme. Mes lojtarëve gjithashtu kishte shumë përplasje, madje lojtari i Shkupit goditi trajnerin e Shkëndijës dhe ndeshja u ndërpre nga arbitri.

    E gjitha e filmuar, në transmetim direkt. Asnjë rëndësi nuk kishte se përballeshin dy ekipe shqiptare, madje gjakrat u nxehën së tepërmi kur u dha penallti për Shkëndijën. Iljazi e ndali Doriev, por nga ana tjetër Struga mundi Makedonija GP dhe me 0-0 kuqezinjtë mundën ta festojnë kualifikimin në kupat e Europës.

    Vetëm kaq, pasi komentet për këtë ndeshje kanë qenë shumica negative, për shkak të atmosferës dhe tensionit të madh në fushë e tribuna

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark