×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Momenti kur merimanga sekuestron BMW’në e “Papi Chulos”

    Insajderi
    30 March 2023 - 22:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në rrjetet sociale është publikuar momentin kur merimanga sekuestron veturën “BMW” të “Papi Chulos”. Drejtuesi i saj, R.H., 34-vjeçar u ndalua sot, teksa ne dosjen e policisë ndaj tij figurojnë 225 gjoba për kundërvatje të ndryshme në trafik.

    “Papi Chulo” – prej kohësh me veturën e tij BWM ngjyrë e gjelbër ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.

    Detaje për ndalimin e tij ka dhënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë nga ana e policisë i figurojnë 225 gjoba”, tha Ahmeti.

    34-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme bëri lëvizje të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Podujevë, duke rrezikuar pjesemarrësit e tjerë në trafik.

    Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin në fshatin Leban, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesmarrësit tjerë në trafik”, tha Ahmeti

    I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje si dhe i është sekuestruar vetura përkohësisht.

    Personi i dyshuar pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore , me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për veprën  “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” si dhe është sekuestruar përkohsisht automjeti”, përfundoi Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark