×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Momenti kur rrufeja godet aeroplanin që po vinte nga Stambolli në Prishtinë – rrëfehet pasagjeri për Insajderin

    Insajderi
    16 November 2023 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e së mërkurës një zhurmë e madhe është dëgjuar nga rrufeja në vend. Si pasojë e motit të ligë një aeroplan është goditur nga rrufeja. Gazeta Insajderi nga burime të veta ka mësuar se aeroplani i firmës turke “Pegasus” që po vinte nga Stambolli për në Prishtinë, ishte goditur nga kjo rrufe. Detaje për Insajderin, ka dhënë edhe një pasagjer.

    “Ishte e tmerrshme, është zdritë totalisht, dridhje e pa parë”, i tha njëri prej pasagjerëve që po fluturonte me këtë aeroplan, Insajderit.

    Më tej, ai sqaroi se aeroplani pas goditjes e humbi baraspeshën.

    Fluturim pasi u goditëm nuk ka qenë i qetë, aeroplani e humbi pak baraspeshën”, u shpreh ai.

    Aeroplani siç mëson Insajderi është goditur në momentin që ishte duke ateruar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ka pohuar ky pasagjer.

    Deri në këto momente nga kompania nuk kanë dhënë detaje mbi ngjarjen.

    Gazeta Insajderi ju sjell pamjet ekskluzive të momentit të goditjes së rrufës:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark