×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti kur rusët bombardojnë tregun në Ukrainë, të paktën 16 të vrarë

    Insajderi
    06 September 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 16 persona janë vrarë nga bombardimet ruse në tregun Kostyantiniviki, qytet në lindje të Ukrainës.

    Këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

    “Artileria dhe aviacioni terrorist rus vrau 16 persona në qytetin Kostyantinivki në rajonin e Donetskut”, ka shkruar Zelensky.

    Ai shtoi se është bombarduar tregu dhe disa barnatore, ku për fat të keq numri i të vdekurve dhe të plagosurve sipas tij mund të rritet, transmeton Telegrafi.

    Kostyantinivka gjendet në afërsi të vijës së parë të frontit.

    “Ky krim rus duhet të ndalet sa më parë të jetë e mundur”, shtoi presidenti ukrainas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark