×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Momenti kur Sara Hoxha e lë pa fjalë Ledri Vulën teksa po performonte në natën finale të Dancing

    Insajderi
    02 January 2023 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sara Hoxha ka performuar mbrëmë për herën e fundit në skenën e Dancing With the Stars Albania. Në natën finale atë për ta përkrahur kishte ardhur edhe burri i saj, Ledri Vula së bashku me një pjesë të familjes Vula e Hoxha, shkruan Insajderi.

    Sara e ka lënë pa fjalë Ledrin në momentin kur në përmbyllje të performancën në sfond u dëgjuan kënga e bashkëshortit të saj “Kings”.

    Momenti është shpërndarë edhe nga përkrahësi numër 1 i Sarës.

    Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fituesit e edicionit të parë të Dancing With The Stars në Top Channel.

    Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.

    Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale.

    “Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtimin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark