Trepça dhe Peja zhvilluan sot ndeshjen e parë gjysmëfinale në fazën e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja u fitua nga mitrovicasit me rezultatin 75:68.
Në çerekun e tretë kjo ndeshje u ndërpre për disa minuta, pasi një shikuesi i ra të fikët.
Personi në fjalë pastaj u largua me barel nga palestra “Minatori”.