×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti kur shpëtohet një fëmijë në Kinë i cili ishte duke rënë nga kati i 7-të

    Insajderi
    28 September 2022 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë, kur një fëmijë ishte shumë pranë të binte nga kati i shtatë, nga ballkoni i pallatit të tij.

    Por, pasi që ai ra në sytë e një grumbulli personash që e kishin vënë re, një nga fqinjët ka luajtur rolin e “Spider-Man”, duke i shkuar në ndihmë dhe duke ia shpëtuar jetën.

    Rasti ka ndodhur në qytetin Foshan në provincën kineze të Guangdong-ut, ndërsa në pamjet e siguruara nga TMZ, shihet i mituri duke tentuar të shpëtojë, pasi që koka e tij kishte ngecur në mes të dy shufrave metalike të ballkonit.

    Kina është e njohur për apartamentet e saj shumëkatëshe, të cilat zakonisht vendosen shumë afër njëri-tjetrit.

    Edhe struktura e pallatit ku ka ndodhur ngjarja duket e njëjtë, dhe kësaj radhe ishte pikërisht arkitektura e ndërtesës, që i mundësoi personit “shpëtimtar”, ta shpëtonte fëmijën nga rreziku për jetën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark