×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti kur tërmeti me magnitudë 5.5 godet Kinën

    Insajderi
    06 August 2023 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kina Lindore është goditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të së dielës.

    Tërmeti me magnitudë 5.5 shkaktoi shembjen e 126 shtëpive dhe plagosi 21 persona raportojnë meiat qeveritare në Kinë.

    Epiqendra u identifikua 26 kilometra në jug të qytetit të Dezhou në provincën Shandong, në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas raporteve nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA..

    Autoritet kineze nuk raportojne për viktima të mundshme ndërsa nga videot në rrjetet sociale shihen me qindra banesa të rrënuara.

    Lëkundjet janë ndjerqë edhe në kryeqytetin kinez Pekin, i cili është  mbi 300 km  larg nga epiqendra.Si pasojë e  tërmetit Hekurudha e Pekinit njoftoi anulimin e mbi 60 trenave për të dielën.

    Linjat e trenave po inspektohen për dëmtime të mundshme, tha shërbimi zyrtar China News ndërsa  shërbimi i gazit ishte mbyllur në disa zona për shkak të dëmtimit të tubacioneve./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark