×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti kur ukrainasit godasin rusët me raketat e “bishës” HIMARS

    Insajderi
    12 April 2023 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pamjet spektakolare të publikuara në Twitter tregojnë momentin kur ukrainasit shkrepin raketat përmes sistemit raketor amerikan HIMARS në drejtim të pozicioneve ruse.

    Përmes videos, mund të shihen kur shkrepen pesë ose gjashtë raketa derisa dëgjohet një zhurmë shumë e fuqishme pas lansimit të tyre.

    Sistemi raketor HIMARS, që SHBA-ja e ka furnizuar Ukrainën, është një armë precize, e dëshmuar në luftë, ku 24 orë në ditë në shtatë javë është përdorur dhe konsiderohet shumë vdekjeprurëse, pretendojnë nga ushtria amerikane.

    HIMARS peshon 5 tonelata që bartë kapsulën që mund të lansojë gjashtë raketa në të njëjtën kohë, duke i dërguar kokat e saj shpërthyese larg prapa vijës së frontit, e më pas shpejtë të ndërrojë pozicionet për të shmangur një kundërsulm.

    Siç raportohet, HIMARS shkrepë predhat nga sistemi raketor GMLRS që ka një rreze veprimi nga 70 deri në 80 kilometra, kurse GPS-ja u ndihmon të jenë precizë brenda 10 metrave të objektivit të planifikuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark