×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Momenti kur zbuluan gjininë e bebit, Kiara publikon pamje të tjera nga festa

    Insajderi
    23 November 2023 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Por nuk kishte ende një konfirmim apo hedhje poshtë të këtyre zërave nga çifti, të paktën deri më tani.

    Luiz Ejlli sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

    Luizi dhe Kiara kanë organizuar disa ditë më parë në fshehtësi një festë me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm për të zbuluar gjininë e bebit, ku të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambjent të hapur.

    Disa skena nga festa janë parë edhe në videoklipin e këngës së Luizit ama pak më parë Kiara ka psotaur të tjera pamje nga kjo festë dhe momenti i tyre i veçantë, ku zbuluan se foshnja është vajzë, duke shkruar edhe një falenderim për të gjithë ata që i kanë uruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark